Mbi dy dekada ekselencë në prodhimin e sistemeve premium.
Me mbi 20 vite përvojë, kompania jonë është e specializuar në prodhimin, furnizimin dhe montimin e dyerve, dritareve, grilave dhe sistemeve PVC dhe alumini.
Gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar një reputacion të bazuar në cilësi, profesionalizëm dhe besueshmëri. Çdo projekt realizohet me kujdes, nga matja dhe projektimi deri te montimi, me synimin për të garantuar siguri, izolim të lartë termik dhe akustik, funksionalitet dhe estetikë.
Besimi i klientëve dhe përkushtimi ndaj cilësisë janë vlerat që na kanë udhëhequr për më shumë se dy dekada.
Falë standardeve të larta të punës dhe përdorimit të materialeve cilësore, kompania jonë është e pranishme edhe në tregun evropian.
Përdorimi i makinerive moderne garanton saktësi absolute në prodhim dhe produkte që i rezistojnë kohës.
Produkte që ofrojnë izolim të lartë termik dhe akustik, duke mos kompromentuar asnjëherë pamjen estetike.
Partneritetet me markat më të mira evropiane si Salamander dhe Alumil na lejojnë të ofrojmë garanci maksimale.